E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysi LSI te votoje propozimin tone

Reagimi i PS-se

Protagonizmi i Levizjes Socialiste ne kuader te krizes politike aktuale do te duhet te provohet permes votes ne Parlamentin shqiptar. Menjehere pas deklarates se sekretarit te pergjithshem te saj Luan Rama deputetja socialiste Vasilika Hysi kerkoi votimin nga ana e partise se Ilir Metes te kerkeses per ngritjen e komisionit hetimor dhe ngrirjen e fleteve te votimit deri ne nje gjykim nga Komisioni i Venecias. Asgjesimi apo djegia e fleteve te votimit e perserisim do te ishte djegia e cdo ure bashkepunimi perfshire ketu edhe reformen zgjedhore. Nese LSI vertet e mbeshtet kete qendrim te PS pra hapjen e kutive te materialeve zgjedhore nderkohe qe per fletet e votimit pritet opinioni i Komisionit te Venecias atehere le ta mbroje dhe ta votoje kete propozim ne Kuvend tha Hysi e cila ka nenvizuar se ky eshte nje qendrim i hershem i selise roze. Per kete arsye edhe dalja e LSI-se ne nje konference te posacme per shtyp me shume sesa vendosje te nje komunikimi politik ka provokuar habine e PS qe po e mban te shtrenguar fort karten e transparences se 28 qershorit 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›