E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, festohet dita botërore e diversitetit kulturor

TIRANë- Për herë të parë edhe vendi ynë feston ditën botërore të diversitetit të shprehive kulturore. Ministria e Kulturës ka zhvilluar sot një aktivitet për ketë ditë për të festuar atë dimension të rëndësishëm që është diversiteti kulturor dhe që synon të promovojë trashëgiminë kulturore të cdo vendi.

Ministria e Kulturës me rastin e kësaj dite, organizoi promovimin e librit “Agoj“ – Album pianistik mbi motive popullore shqiptare” duke krijuar kështu edhe ndërlidhjen mes edukimit dhe arsimimit të brezit të ri me vlerat e krijuara gjatë kohërave nga grupe dhe individë të ndryshëm, në shprehje të identitetit të tyre kulturor, duke afirmuar edhe një herë rolin unik të trashëgimisë kulturore në forcimin e lidhjeve antropologjike, kulturore, sociale dhe historike të shoqërive.

Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferri, tha sot se, “Diversiteti i kulturave është një vlerë e cmuar që kontribuon në funksion të zhvillimit ekonomik dhe të gjithë shoqërisë. Duke u ndalur në ketë aspekt Xhaferri tha se haroina fetare është një vlerë e cmuar e shoqërisë shqiptare.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›