E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miu kalon poshtë podiumit të Obamës, shndërrohet në yll mediatik

WASHINGTON- Një mi i vogël i ka vjedhur qendrën e vëmendjes një prej njerzve më të pushtetshëm të planetit. Në ato momente objektivët dhe reflektorët ishin drejtuar tërësisht tëk Barak Obama, ndërsa po mbante një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë mbi reformën financiare amerikane.
Por dicka që lëvizi poshtë këmbëve të tij i tërhoqi vëmendjen të gjithëve, një mi i vogël që nuk trembeh aspak nga fakti se po kalonte poshtë podiumit të presidentit të SHBA-ve.
Brejtësi i vogël nuk pati turp as nga moria e gazetarëve dhe fotoreporterëve që ndiqnin me vëmendje shefin e Shtëpisë së Bardhë.
I vetmi që nuk vuri re praninë e miut ishte vetë presidenti, i cili vazhdoi fjalimin pa ndërpreje dhe në fund u largua pa ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve , të cilët mezi prsinin komentin e tij për kalimin e mysafirit të paftuar.
Edhe javën e kaluar , gjatë një tjetër fjalimi të Obamës ishte vënë re një miush në një qoshe të oborrit, por askush nuk arriti ta fotografonte.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›