Dhoma e Avokatisë akuzon Kuvendin për mungesë transparence
TIRANË- Pas rrëzimit që i bëri, Kuvendi në seancën e djeshme kandidaturës së Vangjel Kostës, për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, vjen edhe reagimi i dhomës së Avokatisë. Në një deklaratë për shtyp avokatët shprehin shqetësimin për këtë vendim të Kuvendit, pasi sipas tyre, “ka munguar transparenca në vlerësime.”
Sipas dhomës së avokatisë Kosta kandidonte për gjykatën Kushtetuese, ndërsa theksohet se Kuvendi “shpërfilli transparencën e Komisionit të Ligjeve.” Në deklaratë shtohet se Kosta është një nga juristët më të mirë, ndërsa “mbështesin punën e realizuar nga presidenti Topi.”
Gjatë seancës së djeshme, deputetët e mazhorancës miratuan 2 nga 3 dekretet e Presidentit Topi për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, konkretisht Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja ndërsa u rrëzua propozimi për Vangjel Kostën.
Më 13 maj, Presidenti i Republikës i propozoi Kuvendit tre anëtarët e rinj të kushtetueses, pas një procesi përzgjedhje, të nisur më 25 janar 2010, në përmbushje të detyrimit të tij kushtetues.
(m.a/BalkanWeb)