E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 vjetori i PD-së në Elbasan, Berisha: Rikthyem vlerat

ELBASAN- Në një miting për 20-vjetorin e krijimit të degës së Partisë Demokratike në Elbasan, kryeministri Sali Berisha theksoi se krijimi i Partisë Demokratike në kohën e komunizmit totalitar i riktheu vendit vlerat dhe besimin tek e ardhmja.

“Sot është koha të jemi krenarë me vendimin që morëm 20 vjet më parë, kur vendosëm të krijojmë partinë më fisnike, partinë e të drejtave më njerëzore. Ne krijuam Partinë Demokratike në kohën e komunizimit më totalitar”,- u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha tha se sot duhet të ndjehemi më krenarë pasi në "këto 20 vite, rikthyem në Elbasan dhe Shqipëri vlerat hyjnore të individit dhe shoqërisë".

Duke u shprehur se shqiptarët duhet të jenë krenarë për arritjet, Berisha përmendi lëvizjen e lirë pa viza. “Vizituat njerëzit tuaj pa viza, më të denjë se kurrë më parë.Sot duhet të ndjehemi më krenarë, sepse ky vend, i ka mbijetuar krizës në saj, ne saje të reformave të shkëlqyera të ndërmarra gjatë këtyre viteve”.

Berisha ndër të tjera premtoi se e gjithë Shqipëria do të bëhet me infrastrukturë të re. “Këtë vit, do të bëhet realitet autostrada Tiranë- Elbasan", tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›