Shkup, Gruevski përshëndet "Marshin për paqe"
SHKUP – Është zhvilluar sot në Shkup manifestimi "Marsh për paqe" përmes të cilit pjesëmarrësit bënë thirrje për ndalimin e incidenteve dhe kultivimin e paqes dhe marrëdhënieve të mira ndëretnike.
Ky aktivitet u organizua nga nisma qytetare "Së bashku për paqe", ku bëjnë pjesë disa emra që kultivojnë multietnicitetin në Maqedoni, ndërsa kanë marrë pjesë emra të njohur të artit, muzikës, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ka reaguar kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ka përshëndetur këtë marshim, që sipas tij tregon se shumica e qytetarëve të Maqedonisë njohin vlerën e bashkëjetesës në vend.
(er.nu/news24/BalkanWeb)