E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gjendet pa jetë një 76-vjeçar

Trupi i pajetë një 76-vjeçari është gjetur paraditen e sotme në qendër të Tiranës. Trupi është gjetur pranë Muzeut Kombëtar nga kalimtarët të rastit, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policies, të cilët kanë bërë kqyrjen e kufomës, nga e cila nuk kanë rezultuar shenja dhune në trup, çka ka hapur dyshimet se vdekja e të moshuarit mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
Ndërkohë policia ka heton në lidhje me indetitetin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të vdekjes së tij. /G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›