E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakt nderkombetar kunder evazionit fiskal

Bashkëpunim mes gjashtë vendeve botërore në luftën kundër evazionit fiskal. Në një komunikatë të përbashkët Washingtoni, Berlini, Londra, Parisi, Roma dhe Madridi kanë deklaruar se kanë nënshkruar një marrëveshje për tu koordinuar në luftën ndaj evazionit fiskal ndërkombëtar.

Këto vende kanë deklaruar se do të aplikojnë një seri ligjesh të përbashkëta për të përcaktuar dhe ndaluar evazorët fiskalë. Ligji amerikan kundër evazionit  i aprovuar në vitin 2010, do të hyjë në fuqi  nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Dhe nga ky moment do të përfshihen përveç SHBA edhe pesë vendet e tjera europiane.

Kështu lufta ndaj evazionit është kthyer në një prioritet. Të gjitha vendet e përfshira në marrëveshjen e re kanë afirmuar të ndajnë angazhimet , të përcaktojnë instrumentat ndërkombëtarë dhe kombëtarë më të përshtatshëm në realizimin e një shkëmbimi automatik të informacioneve mes administratave, që do të mundësojë institucioneve financiare të interesuara nga ligjet amerikane  të shmangin marrëveshjet individuale kontraktuese me administratën financiare amerikane. Marrëveshjet do të bazohen mbi bazën e parimit të reciprocitetit, që do të thotë shkëmbim automatik informacionesh bilaterale në dy drejtime nga dhe ndaj Amerikës. Një zgjidhje e tillë duhet të favorizojë respektimin e rregullave fiskale ndërkombëtare, në interesin e të gjitha palëve. Të gjashtë vendet e përfshira në këtë marrëveshje kanë deklaruar se kanë si qëllim ta zgjerojnë rrezen e veprimit edhe me vende të tjera të BE apo edhe vendet e OECD-së, për të miratuar ligje të përbashkëta dhe një model të njëjtë për shkëmbim të informacioneve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›