Provimi i shtetit nxjerr ne pah nivelin e studenteve
Provimi i shtetit duket se e ka arritur qëllimin për të cilin u aplikua. Përjashtimin nga tregu të studenteve të pakualifikuar. Kjo pasi ato që nuk e kalojnë atë nuk mund të punësohen dhe në këtë aspekt numri i mbetësve është tepër i lartë mesatarisht 20 deri ne 45 % ku vendin e parë e zë infermieria ku 60% e konkurentëve nuk kanë marrë një rezultat pozitiv e më pas farmacia me 40% e kështu me radhë. Sipas ministrit të Arsimit, Myqerm Tafaj suksesi i provimit të shtetit tek ne është i krahasueshëm me atë në vendet evropiane. Mënyra elektronike e realizimit të provimit të shtetit i dha mundësi çdo studenti të merrte përgjigjen menjëherë pas përfundimit të tijj, të cilat më pas shënoheshin në një listë të veçantë, të dhënat e të cilave na tregojnë se numri më i lartë i studentëve që nuk kanë marrë notë pozitive në provimin e shtetit vijnë nga universitetet private.