E Diel, 1 Nëntor 2026

Institucionet e forta, janë të domosdoshme për demokracinë

"Vizita e Prokurores së Përgjithshme shqiptare ka qenë një mundësi e vlefshme për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira, me një prej institucioneve kryesore ligjore të Shqipërisë.

Kjo ka qënë deklarata e Prokurorit të Përgjithshmëm Britanik ndërsa ka mbajtur një takim me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama.


Prokurorja e Përgjithshme Shqiptare, Ina Rama përfundoi sot një vizitë pune në Londër me ftesë të Shërbimit Mbretëror të Prokurorisë së Mbretërisë së Bashkuar. Programi i saj përfshinte takime me Drejtorin e Prokurorisë Publike, Keir Starmer QC, Prokurorin e Përgjithshëm, Dominic Grieve, QC MP, zyrtarë te Agjensise kunder Krimit te Organizuar (SOCA) dhe një vizitë në një gjykatë të Mbretërisë së Bashkuar.

Prokurori i Përgjithshëm Britanik ka shtuar se "institucione të forta, profesionale e të pavarura janë të domosdoshme për të konsoliduar demokracinë në Shqipëri dhe për ta sjellë vendin më pranë anëtarësimit në BE".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›