Mallakastër, humb jetën në punë 50-vjeçari
MALLAKASTËR Babaçe Beqiraj, 50 vjeç, punonjës në sektorin e parë, grupi 96, në zonën e Visokës në Mallakastër ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vendin e punës paraditen e së premtes. Shkak për humbjen e jetës është bërë pakujdesia gjatë ndërrimit të një llambe në grupin e naftës, në afërsi të depozitave të naftës. Ai ishte punonjës i ndërmarrjes së prodhimit të naftës Patos, pjesë e kompanisë Albpetrol. Gjatë kryerjes së këtij veprimi 50-vjeçari Beqiraj ishte i vetëm. Trupi i tij i pajetë është gjetur nga një koleg i tij, punonjës në sektorin e naftës në zonën e Visokës.