Tiranë, hidhen nga ballkoni 2 gra, shkak depresioni
Autori i Lajmit: Redaksia
Një 50- vjeçare vendos ti japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 5-të i ballkonit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në një nga pallatet e rrugës “Don Bosko”. Lajmi konfirmohet nga policia e Tiranës, sipas të cilës, 50-vjeçarja Shqipe Mustafa vuante nga depresioni. Po sipas këtij burimi, mësohet se Mustafa ishte e martuar dhe kishte fëmijë. Nuk dihet ende se kush nga familjarët e saj ka qenë në shtëpi në momentin që ajo është hedhur, por policia njofton se gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi është dërguar në spitalin Ushtarak nga banorët e zonës. Banorët kanë treguar se ajo bënte një jetë të qetë, dhe punonte si rrobaqepëse në kryeqytet dhe kishte marrëdhënie të mira me burrin e saj, ky i fundit infermier. Në mesditë një grua tjetër është vetëhedhur nga ballkoni. Bëhet fjalë për Albana Vreton. 39-vjeçarja i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 4-rt i një pallati pranë rrugës së Kavajës. Policia konfirmon të njëjtën arsye, depresionin.
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010