Kryesia e Kuvendit vendos sot per hetimin e zgjedhjeve
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i është drejtuar liderit socialist me një letër zyrtare ku e njofton per mbledhjen e sotme te Konferences se Kryetarëve për të shqyrtuar propozimet ligjore të grupit parlamentar socialist.
E marta është përcaktuar nga Kryetarja Topalli si dita kur kjo Konferencë do të marrë në shqyrtim kërkesën e socialistëve për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet.
Në letrën drejtuar dje kryetarja e Kuvendit informon kreun e socialistëve dhe grupin e deputetëve që kanë mbështetur këtë kërkesë se bazuar në afate, se Konferenca e Kryetarëve do te shqyrtojë kerkesat e tyre pikerisht diten sotme.
Duke informuar mbi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Topalli i shkruante Edi Ramës se do të donte pjesëmarrjen e kryetarit të grupit parlamentar socialist i cili nuk është përcaktuar ende.
PS-ja, edhe për shkak të bojkotit që i bëri Kuvendit për 6 muajsh, nuk e ka përcaktuar jo vetëm përfaqësuesin saj në postin e kreut të grupit kuvendor, por as atë të nënkryetarit të Kuvendit si edhe përfaqësuesit e saj në komisionet e përhershme kuvendore. Ka qenë kjo arsyeja që kryetarja Topalli në letrën e saj sqaron se, nëse deputetët socialistë nuk përfaqësohen të martën në mbledhje me kryetarin e tyre, kjo do të thotë se diskutimi i projektvendimit për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, siç e ka kërkuar PS-ja, do të jetë thjesht një diskutim formal.
Konferenca pritet të caktojë dhe datën se kur këto dy kërkesa të socialistëve do të paraqiten për votim në seancën plenare.
Burime nga “Gazeta Shqiptare” bëjnë të ditur se PS-ja pritet të zgjedhë në postin e kryetarit të grupit Gramoz Ruçin, një kandidaturë e pranuar nga të gjithë edhe për vetë autoritetin që ai gëzon. Burimet bëjnë të ditur se Arta Dade mund të jetë një propozim për postin e nënkryetares së Kuvendit. Sa i përket pozicioneve të tjera, kryetari Edi Rama ka diskutuar dje gjatë gjithë ditës me deputetë të ndryshëm. Fatmir Xhafa, Erjon Braçe, Taulant Balla, përveç Ruçit, Dokles, Leskajt etj, kanë qenë deputetët me të cilët Rama është konsultuar dhe që ndoshta pritet të kenë poste drejtuese në grupin parlamentar.
"Gazeta shqiptare" shkruan sot se Grupi Parlamentar do të mblidhet po sot për të miratuar një projekt rregullore, dokument i cili do të rregullojë çdo rast të jetës kuvendore të ligjvënësve socialistë, në rast se ata do të vijojnë jetën normale në parlament.
(s.g/BalkanWeb)