Tiranë, atentat Admirim Sakosmiku i Elton Deliut vdiq në spital
Të tjera rreth shkrimit FOTO/ VIDEO/ Vrasja mbrëmë pranë Gjykatës Deliut iu sekuestruan 5 mln €, u vra në 2008
TIRANE - Ish-shoferi i Elton Deliut, i vrarë bashkë me të ëmën, në banesën e tij, në dhjetor të vitit 2008, është bërë pre e një atentati mafioz mbrëmjen e së martës (22 janar) në mes të Tiranës. Admirim Sako 40 vjeç, babai i një fëmije u qëllua me 3 plumba brenda në makinën e tij, pas ekspozitës "Shqipëria
Sot". Ai u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku për shkak të hemoragjisë dhe plagëve të marra ndërroi jetë. Sipas policisë Admirim Sako ishte një nga administratorët e pasurive që Elton Deliu kishte vendosur nga veprimtaritë kriminale.
ATENTATI
Atentati ndodhi rreth orës 22:00, pas ekspozitës "Shqipëria Sot" pranë Gjykatës së Tiranës. Person (a) ende i paidentifikuar (nuk dihet nëse ishte një autor i vetëm apo më shumë) qëlloi me pistoletë Admirim Sakon brenda në makinën e tij. Policia tha se Sako është qëlluar me pistoletë dhe se autorët u larguan në rrugicat drejt rrugës “Myslym Shyri”.
40-vjeçari sapo kishte dalë nga lokali në pronësi të tij, “LUXUR” në afërsi të Gjykatës së Tiranës në rrugën “Nikolla Jorga” dhe ishte futur në automjetin e tij me targë AA 975 BR kur është qëlluar nga një person i cili ka përfituar nga errësira dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes përmes një rrugice. Policia dyshon se kanë qenë edhe persona të tjerë që e kanë ndihmuar për t’u larguar.
SAKO U QELLUA DHE NE KOKE
Sako u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak nga ku fillimisht u raportua se gjendja e tij shëndetësore ishte mjaft e rëndë dhe kritike për jetën. Bluzat e bardha njoftuan pas mesnatës së të martës se 40-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve edhe pasi iu nënshtrua një operacioni. Sipas mjekëve, Sako ndërroi jetë nga hemoragjia dhe nga plagët e marra, pasi plumbat i kishin prekur organet jetësore dhe kokën. Policia ndërkaq është vënë në ndjekje të autorëve të këtij krimi, por ende nuk ka asnjë person të shoqëruar.
LIDHJA ME ELTON DELIUN, PASURIA QE ADMINISTRONTE
40-vjeçari ishte i afërm i Elton Deliut i ekzekutuar në vitin 2008, në apartamentin e tij së bashku me të ëmën. Më 27 dhjetor 2012 Prokuroria urdhëroi sekuestrimin e një pasuri prej 5 milionë euro. Policia tha se dyshonte që pasuritë e Deliut të jenë tjetërsuar dhe figuronin të regjistruara në emër të tij dhe familjarëve të tij. Pasuritë ishin regjistruar në emër të Flutura Deliu ( e ëma e Eltonit), A.Musaraj dhe personit të tretë që në atë kohë emri i dihej vetëm me iniciale A.Sako. Dhe është pikërisht Admirim Sako, për të cilin policia tha se në emër të tij ishin regjistruar:
1. Tre automjete
2. Një apartament
3. Aktivitet privat (lokal)
4. 7440 m2 siperfaqe toke
*Foto, Admirim Sako
Lajmi u publikua fillimisht në orën 22:42 të datës 22 Janar dhe më pas u përditësua në orën 01:06 të 23 janarit
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)