E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tiranë, i mohohet viza kërcënon ambasadorin gjerman

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Berndt Borchardt, ka marrë një kërcënim me vdekje nëpërmjet telefonit në sekretarinë e Ambasadës gjermane. Menjëherë funksionarët e saj kanë denoncuar ngjarjen në policinë e kryeqytetit. Pas verifikimeve të bëra policia ra në gjurmët e shtetasit nga Fushë Kruja, Imir Kulla, dhe arriti ta arrestojë atë.
Sipas informacioneve të bëra publike35 vjecari Kulla kishte aplikuar për një vizë pasi familjarët e tij jetonin në Gjermani. Por, pasi Ambasada gjermane i kishte refuzuar atë ai la një mesazh kërcënues në sekretarinë telefonike të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›