Injorimi i Perëndimit
Paralajmërime të forta të diplomatëve perëndimorë, duke nisur që nga
Presidenti Xhorxh Bush deri tek liderët evropianë janë injoruar nga Rusia, e cila ka theksuar kufijtë e influencës perëndimore mbi Rusinë, ndërkohë që pjesa tjetër e Evropës varet nga gazi rus dhe Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për bashkëpunimin e Moskës, për atë që ajo beson në Iran, se po prodhohen armë nukleare. Bush, nga Pekini, ku ndodhej për hapjen e Lojërave Olimpike, i ka kritikuar ashpër sulmet ruse, veçanërisht ato jashtë rajonit të Osetisë Jugore dhe ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm. Në një intervistë në televizionin NBC dje në mëngjes, Bush theksoi se kishte qenë mjaft i vendosur me kryeministrin e Rusisë, Vladimir Putin, por edhe me Presidentin Dimitri Medvedev. Ndërsa zëvendëspresidenti Dik Çenei, në një bisedë telefonike me Presidentin gjeorgjian, tha se: "Agresioni rus nuk do të kalojë pa përgjigje dhe se do të ketë pasoja serioze për marrëdhëniet e saj me SHBA dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtar", sipas zëdhënëses së Çeneit, Lea An Mekbraid.