Gjermania njeh pasaportën e Republikës së Kosovës
Qeveria gjermane ka njohur zyrtarisht identifikimin e shtetasve të Kosovës me pasaportën e tyre.
Kabineti i Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës e ka pranuar dje, njoftimin zyrtar nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, se e njeh pasaportën e re të Republikës së Kosovës. Ministria Federale e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, përmes udhëzimit të saj të datës 6 gusht të këtij viti e ka pranuar pasaportën e udhëtimit, si dhe atë zyrtare e diplomatike të Republikës së Kosovës. Pasaportat, që u prodhuan sipas standardeve perëndimore nga një kompani në Gjermani, ishin miratuar për nivelin e sigurisë, edhe nga Ministria e Jashtme gjermane para se të prodhoheshin. Gjermania është një nga vendet e para të Bashkimit Evropian, që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe po ashtu edhe pasaportat e saj shtetërore.