E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, shembet armatura, plagoset minatori

Një tjetër minator ka mbetur i plagosur në minierën e Bulqizës.
Afrim Rexha, 40 vjeç është plagosur pasditen e së dielës teksa punonte në nivelin e 16 të minierës.
Mësohet se minatori 40 vjeçar ka qenë duke punuar në nivelin 16 të minierës me një fadromë, në kohën kur ka lëvizur një tra të minierës, dhe për pasojë është shembur një pjesë e armaturës. 40-vjeçari ka marrë plagë të rënda.
Ai është sjellë me urgjencë për në spitalin ushtarak të Tiranës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›