Profesioni më i ri në botë, grevist - 100 euro, kësti për çdo natë në çadër
Shpallet mbajtja e grevës me 3 turne - konfirmohet dështimi i grevës së parë të të “pangrënëve”
Ka dështuar në mënyrë spektakolare greva e Partisë Socialiste në bulevardin e kryeqytetit, pavarësisht se e pretenduar prej 14 ditësh me rradhë.
22 deputetët socialistë por edhe ata 170 mbështetës, pritet të zëvendësohen sot me grevistë të rinj, të cilët ashtu sikurse edhe të parët do të kryejnë regjimin e radhës duke ngrëne dhe pirë e më pas ndonjëri prej tyre, do t’i drejtohet urgjencës me çrregullime shëndetësore, por që vetëm nga mungesa e ushqimit nuk e ka. Manipulimi dhe mashtrimi i opinionit publik publik se në bulevard, ndërmjet kryeministrisë dhe Kuvendit po zhvillohet një grevë urie e paparë, u kthye dita - ditës në një arenë thashethemesh, ahengu dhe qejfi të pa masë se ata po ia kalonin aty mrekullisht, duke u adaptuar me jetën e kolektivitetit, ku nuk u mungonte asgjë. Lajmin për hyrjen e grevistëve të rinj e dha dje deputeti i PS-së Fidel Ylli, i cili tha se opozita nuk do ta ndërpresë grevë pa patur një tryezë për zgjidhjen e krizës.
Në një prononcim televiziv Ylli theksoi se opozita është më e bindur se kurrë që kauza e saj është e drejtë.
Ai ka deklaruar se opozita nuk do ta ndërpresë grevën dhe se do të bëhen gati edhe 200 persona të tjerë për të hyrë në grevë. Deklarata konfirmon njoftimin e dy ditëve më përpara të gazetës “55” se greva e parë cilësohej e dështuar dhe për zgjatjen e ngërçit, Edi Rama po mendon mbajtjen e grevës me turne, duke nxjerrë nga çadrat 200 “të pangrënët” e duke futur aty 200 të tjerë. Vendimi është cilësuar si skandaloz nga analistët e shumtë, ndërkohë që ndërkombëtarët, që e kishin të vështirë të imagjinonin “fenomenin e çuditshëm” të grevës së urisë, tashmë s’kuptojnë asgjë nga aksioni i grevës me turne dhe i bllokimit të rrugëve.
Profesioni më i ri në botë, grevist - 100 euro, kësti për çdo natë në çadër/Në përgatitje te PS-së për zëvendësimin e grevistëve “të mbetur” të urisë, me grevistë të tjerë, mësohet se nga ana e njerëzve të Edi Ramës, të shpërndarë gjithë andej, po kërkohen “vullnetarë” për në pjesën e dytë të grevës së urisë. Për këtë, po kërkohen “vullnetarë” që të durojnë vetëm me ujë me sheqer, jo aq për të mos u diskretituar, sikurse grevistët e pjesë së parë, por edh për të “shkurtuar shpenzimet”. Pjesë e kësaj “pakete” ofertash për grevistët e rinj të mundshëm të grevës së urisë, janë edhe nga një shpërblim prej 100 eurosh, për secilin, në ditë. Ky profesion i ri, “grevist”, ka edhe “të punësuar” të tjerë, të cilët janë mitingashësit që grumbullohen çdo ditë në Tiranë, në orën 18.00. Ndërsa për pjesëmarrësit nga Tirana, shpërblimi është 10 mijë lekë (të vjetra) në ditë, mitingashësit nga rrethet, përfitojnë si “bonus” edhe udhëtimin e paguar, si edhe ushqimin.