E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vini në zbatim autoritetin, vënia e pengesave dhe ndalimi i qarkullimit, përbën vepër penale”

Drejtori i Policisë së Tiranës, letër Edi Ramës për lirimin e bulevardit të kryeqytetit

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, i kërkon kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, lirimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për shkak të bllokimit të trafikut.
Një tjetër kërkesë sipas letrës drejtuar Edi Ramës, është edhe ndryshimi i skemës së qarkullimit të automjeteve të përgatitur nga Bashkia e Tiranës, prej fillimit të punimeve në sheshin “Skënderbej”.
Shqetësimet e kreut të policisë së kryeqytetit iu përcollën me një tjetër letër paraardhëse 5 ditë më parë, drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama por edhe kryetarit të PS së kryeqytetit, Besnik Bare. Në letrën drejtuar kryebashkiakut Rama,
Drejtori i Policisë shkruan se “Bllokimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ka rënduar situatën e trafikut këtë fundjavë. “Vazhdimi i mbajtjes së tij, i bllokuar për ditët në vazhdim, kur fluksi i automjeteve rritet ndjeshëm, do të përkeqësojë situatën e trafikut”- thotë ai.
Drejtori Vocaj i kërkon kryebashkiakut Rama të përdorë autoritetin e tij në këtë funksion për zhbllokimin e bulevardit. Ai thekson gjithashtu, se me gjithë përpjekjet për edukimin e përdoruesve të rrugës me skemën e re të trafikut, përsëritja e saj do të sillte një bllokim të dytë për Tiranën.
Në 6 kryqëzime kryesore në Tiranë, numri i mjeteve për minutë shkon nga 70 deri në 160 mjete. Ndërsa ka tërhequr vëmendjen për sinjalistikën e munguar horizontale.
Opozita vijon protestën e saj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara kryeministrisë, pa një leje të posaçme nga policia, që prej datës 1 Maj.
Por policia thotë se nuk ka vendosur të ndërhyjë forcërisht, për të mos shkaktuar pakënaqësi dhe acarim të situatës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›