E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vdes nëna e foshnja 5-muajshe, dyshohet për komplikacion në mëlçi

TIRANE- Një grua e re 19-vjecare ka ndërruar jetë një ditë më parë, ndërsa ndodhej në muajin e 5-të të shtatzanisë. Lajmi konfirmohet si nga policia Tiranë edhe nga materniteti 'Koço Gliozheni'. Viktima quhet Marsela H dhe ishte paraqitur si urgjencë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’.

Dejtoresha e maternitetit, Rubena Mojsiu ka pohuar për News 24 se gruaja e re kishte ndërruar jetë më herët se të mbërrinte në maternitet e për rrjedhojë rasti është denoncuar në policinë Tiranë, e cila i ka hapur rrugë kryerjes së ekspertizes mjekoligjore.

Nga ekspertiza paraprake dyshohet për një komplikacion të rëndë në mëlci, ndërsa analizimi i plotë i shkaqeve që mund të kenë shkaktuar vdekjen e nënës së re kërkon të paktën 3 javë kohë.

Për këtë rast në prokurorinë e Tiranës nuk ka mbërritur asnjë kallëzim penal nga familjarët e gruas së re.

Rasti i 19-vjecares shtatzënë pason një tjetër humbje jete, atë të 22-vjecares Lorena Ymeri ndodhur një javë më parë në maternitetin e Lezhës. Gruaja nga Lezha humbi jetën në muajin e nëntë të zhtatzanisë, 3 orë pasi ishte futur në sallën e operacionit. Për vdekjen e saj, familjarët akuzuan mjekët duke bërë kallëzim penal në prokurori.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›