Kriza në Greqi, bizneset “emigrojnë” në vende të Ballkanit
ATHINE- Rrugën e “mërgimit” po marrin bizneset greke, të cilët tashmë kanë hedhur sytë drejt vendeve të Ballkanit, por jo vetëm, për të ushtruar aktivitetin e tyre, në një përpjekje për të gjetur rrugë më të mirë, për shkak të rënies ekonomike në vend si dhe për shkak të panikut që është përhapur në treg.
Numri i bizneseve të mesme e të vogla që largohen, ka arritur në rreth 2000, dhe ky numër pritet të rritet, pasi në Greqi shumë kompani kanë probleme likuiditeti, menaxhimi, duke mos harruar edhe ata që kanë falimentuar tërësisht.
Largimi i firmave bëhet për të gjetur klimë më të mirë ekonomike, mjedis miqësor biznesi, mjedis të qëndrueshëm fiskal, kosto më të ulët të punës dhe më pak burokraci.
Ekspertë të tregut vërejnë se bizneset largohen e vendosen në vende të tilla si Bullgari, Serbi, Maqedoni dhe Rumani e shumë më pak në Shqipëri, por ky numër pritet të rritet edhe më shumë, pas situatës që do të krijojë “prerja” e borxhit grek dhe masave që pritet të zbatohen.
(d.b/BalkanWeb)