Hipotekat e apartamenteve, Konfindustria, përshendet projektin e Bashkisë
TIRANE- "Konfindustria Shqiptare", përshendet projektin e Bashkisë Tiranë për hipotekimin e pallateve në Kryeqytet, si një nismë që do t’i japë shtysë shitjes së banesave dhe do të çlirojë një kapital të konsiderueshëm në ekonominë shqiptare.
Përmes një deklarate për shtyp, Presidenti i Konfindustrisë, Hajredin Fratari, vlerëson këtë nismë të Bashkisë Tiranë, si një mundësi që do tu jepë mundësi të gjithë qytetarëve që të kenë një shtëpi, duke i hapur rrugë të gjithëve që të marrin kredi në banka. Ky projekt, citon Ftarari, vjen në një kohë kur "Vështirësitë që hasim aktualisht kërkojnë një vëmendje dhe një bashkëpunim më të gjerë, për të kapërcyer ngërcin e përkohshëm dhe për ti dhënë qëndrueshmërinë në kohë industrisë së ndërtimit".
"Një pallat i hipotekuar i jep kolateral të garantuar qytetarëve që ti drejtohen bankave për të marrë paratë e nevojshme për të blerë banesën"-thekson Fratari, duke nënvizuar se ndërtuesit vlerësojnë si pozitive edhe proçedurat lehtësuese, për marrjen e lejes së ndërtimit çka u jep me shumë hapësira për të operuar në këtë sektor.
Në emër të "Konfindustria Shqiptare" që është shoqatë e pavarur e sipërmarrësve të bashkuar shqiptarë të sferës së ndertimit, prodhimit dhe ofrues të shërbimeve, Presidenti Fratari, ndër të tjera vlerëson pozitivisht edhe miratimin e planit të ri rregullues për Kryeqytetin nga Bashkia Tiaranë, sipas të cilit, i hapet rrugë zgjerimit të hartës së ndërtimeve dhe për rrjedhojë edhe lejeve të reja të ndërtimit'.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Basha: 124 objekte së shpejti me leje regjistrimi