E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Mirëpres dialogun, edhe pse i vonuar

Share

Presidenti Bamir Topi ka reaguar pas arritjes së një marrëveshje mes PD e PS për ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore e rënies dakord për reformën parlamentare dhe axhendën e ligjeve me 3 të pestat.

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, mirëpret rikthimin e dialogut politik dhe institucional në Parlament midis partive politike të mazhorancës dhe të opozitës. Dialogu politik për reformat institucionale, edhe pse i vonuar, përbën një detyrim dhe sfidë madhore për politikën shqiptare, në përpjekjet e vendit tonë për arritjen e standardeve ndërkombëtare të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës inkurajon forcat politike parlamentare që të ndërmarrin një proces gjithëpërfshirës dialogu, dhe me vullnet të qartë politik të bashkojnë energjitë e tyre për të realizuar dhe votuar në kohë reformat e premtuara prej tyre dhe ato të cilësuara në Raportin e Përparimit të Komisionit Evropian mbi Shqipërinë, thuhet në deklaratën e presidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›