Berisha fton opozitën të kompletojnë reformat
TIRANE- Kryeministri , Sali Berisha ka ftuar opozitën që të kompletojnë në afatin kohor më të shpejtë reformën zgjedhore, ndërsa është ndalur gjatë në rekomandimin ODIHR për numërimin elektronik si dhe në pikën për hapjen ne materialeve zgjedhore.
Kryeministri tha se rekomandimi i tyre është interesi i parë më i madh i opozitës, pasi sipas tij opozita nuk mund të vrapojë pas opsioneve që nuk japin sigurinë e plotë, nuk janë të testuara, dhe ODIHR kërkon që të bëhet një studim pilot, tha Berisha.
Numërimi elektronik është një realitet i pamohueshëm, por është një realitet me probleme të pamohueshme, të cilat në rastin e fundit u karakterizuan si nga bllokimi i makinerive, u karakterizuan dhe nga ndërprerje energjetike për shkaqe të ndryshme.- theksoi kryeministri.
Kërkesën tjetër të opozitës për hapjen e materialeve zgjedhore me vendim të dy përfaqësuesve në KQZ, Berisha e quajti kërcënimin më të madh që mund ti bëhet procesit zgjedhor.
Kërkojnë një vendim që të merret me dy vota, që do të thotë për të futur zgjedhjet në një proces të pafund. Po ka të drejtë çdo material duhet të hapet, por kjo duhet të jetë gjykata. Ne jemi dakord. Por nëse një vendim i tillë u jepet dy përfaqësuesve partiak, zgjedhjet nuk janë më të qytetarëve.- tha kreu i qeverisë.
Lidhur me ndryshimin e rregullores se Kuvendi, kryeministri u shpreh se është bërë çdo ndryshim që vjen nga rregullorja e parlamentit evropian.
Berisha shtoi se bllokimi nuk është ajo për të cilën kanë nevojë shqiptarët, sipas tij, sduhen përdorur kërkesat që nuk ekzistojnë në asnjë Kushtetutë tjetër.