E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, minatorët protestojnë në thellësitë e tokës

Minatore ne Bulqize / foto arkiv

Minatorët e Bulqizës protestojnë sot në galeritë 130 metër nën tokë, duke kërkuar rinisjen e punës së ndërprerë prej korrikut të vitit të kaluar.

Rreth 40 minatorë të Bulqizës kërkojnë rifillimin e punës duke kërcënuar se nuk do të dalin nga thellësitë e tokës deri në rinisjen e procesit të punës.

Protesta e sotme vjen në ditën kur skadon ultimatumi që minatorët i kishin caktuar kompanisë ACR përmes një peticioni.

Disa kohë më parë, 72 minatorë të Bulqizës i kanë dërguar një peticion për rinisjen e procesit të punës kompanisë ACR, e cila  pretendon se një pjesë e galerive do administrohen nga një tjetër kompani e huaj. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›