Wollfarth: Dialog për reformën zgjedhore dhe presidentin

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka kërkuar nga klasa politike të përfundojë me sukses reformën zgjedhore dhe zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Duke folur në përurimin e inagurimit të dy sallave, atë të komisionit të lidheve dhe të mediave në Kryesinë e Kuvendit, Wollfarth theksoi se shqiptarët kanë nevojë të shohin mirëkuptim për të dyja këto çështje shumë të rëndësishme për vendin.
“Reforma zgjedhore është afër arritjes së finishit. Unë u bëj thirrje dhe i kujtoj ligjbërësve se ata i marrin karriget në Kuvend për të shprehur vullnetin e qytetarëve dhe qytetarët shqiptarë duhet të shohin një kod të arritur në mënyrë konsensuale i cili do të bëjë të mundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira” theksoi Wollfarth.
Në fjalën e saj, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cilësoi bashkëpunimin me OSBE-në si më efektivin dhe më të suksesshmin.
“Projekti me OSBE-në ka qënë më efektivi dhe më i suksesshmi sepse kjo ka qënë e konkretizuar si në fushën e infrastrukturës ashtu edhe në rritjen e kapaciteteteve dhe rritjes së profesionalizimit të administatës së Kuvendit të Shqipërisë” ka theksuar Topalli.
vijon..