Berisha: Rregulla e kushte të reja për udhëtimet

Berisha viziton studentet ne spital
Mbledhja e sotme e qeverisë nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidentit tragjik të Himarës. Kryeministri, Sali Berisha tha se duhet bërë gjithçka që një seri rregullash dhe kushtesh në transportin e nxënësve dhe studenteve të jenë operative dhe të zbatueshme.
Mendoj se është e domosdoshme që pas përfundimit të hetimit, të nxirren të gjitha përfundimet, në mënyrë që transporti i nxënësve dhe studentëve , transporti i organizuar të ketë kushte dhe rregulla më të veçanta. Të përcaktohen qartë detyrimet e respektimit të tyre. Natyrisht aksidentet, ajo që ndodh nuk kthehet, por është detyrë e të gjitha institucioneve që ta studiojmë rastin konkret për të mundur që të përcaktojmë kushte dhe rregulla që ndikojnë pozitivisht në parandalimin e tyre.- tha kryeministri.
Kreu i qeverisë tha se aksidenti është nën hetim, dhe një hetim i plotë dhe i gjithanshëm duhet të bëhet.
Është e parakohshme të flitet në mënyrë përfundimtare për shkakun, por ajo që ka një rëndësi kapitale është se ministritë e linjës, duhet të merren me të gjithë këtë problematikë- tha Berisha.