Prifti amerikan: Ti izolojmë deri në vdekje homoseksualët

Pastori Charles Worley / Foto "Corriere della Sera"
Një prift amerikan ka provokuar reagimin e shumë përdoruesve të internetit, pasi ka hedhur propozimin për të mbyllur homoseksualët brenda një gardhi elektrik, ku të mbeten deri sa të vdesin.
Prifti baptist Çarls Uorlei e ka bërë deklaratën ofenduese për komunitetin gei më 13 maj, në kishën e Maidenit, në një qytet të vogël të Karolinës së Veriut, shteti që këtë muaj e ndaloi me ligj martesën e njerëzve me të njëjtin seks, pas një referendumi.
Deklarata
Duke folur para besimtarëve, Uorlei ka thënë Të ndërtojmë një gardh të madh dhe të fusim brenda tij të gjitha lesbiket. Ushqimin tua hedhim nga lart. Të njëjtën gjë të bëjmë edhe me meshkujt gei, por të sigurohemi që gardhi të jetë elektrik, në mënyrë që të mos munden të dalin. Pas pak vitesh do të vdesin, se nuk kanë mundësi të riprodhohen.
Reagimi në internet
Predikimi i priftit është regjistruar dhe videoja e postuar në Youtube ka shkaktuar një dallgë të madhe reagimesh. Një shoqatë që lufton kundër diskriminimit të homoseksualëve ka paralajmëruar përmes rrjeteve sociale një manifestim që do të zhvillohet të dielën para kishës në fjalë.
Do të mbushim sheshin para kishës për ti treguar botës se urrejtja nuk ka vend në komunitetin tonë, thuhet në një mesazh të postuar në Facebook nga organizatorët.
Kundër Obamës
Pastori Uorlei, i cili i ka shpërfillur protestat, ka thënë se nuk do të donte që deklaratës së tij ti bëhen interpretime që lidhen me presidentin Obama, një nga mbështetësit e martesave mes personave të të njëjtit seks. / G.N.