Falsifikoi dokumentet, kapet emigrantja
Berat
Një grua 48 vjeçe ka rënë në prangat e policisë dje, pasi ishte shpallur në kërkim policor pas dënimit në mungesë. Mimoza Boboçi ishte dënuar nga gjykata me tetë muaj burg për falsifikim të dokumenteve të identitetit. Ajo u ndalua dje rreth orës 08.30 të mëngjesit në lagjen “çlirim” të qytetit të Beratit ku banon. Gjykata e Beratit e kishte dënuar më 30 shtator të vitit të kaluar me tetë muaj burg dhe 266 mijë lekë gjobë, pasi vërtetoi se kishte aplikuar për kartë identiteti dhe pasaportë duke paraqitur një certifikatë lindjeje me të dhëna personale të falsifikuara. Ajo u gjykua në mungesë, pasi ishte larguar në mënyrë ilegale drejt Greqisë. Sapo është kthyer në shtëpinë e saj në Berat, agjentët e policisë e kanë arrestuar.
#