E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, kapet 150 kg kanabis, 6 të arrestuar

Policia e kryeqytetit gjatë operacionit të koduar “Eskorta” ka bërë të mundur sekuestrimin e 150 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar 6 persona. Zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjin ka deklaruar se janë arrestuar shtetasit Olgert Musta, Arjan, Altin dhe Gëzim Sako,Klodian Lami dhe Muharrem Zalli të cilët ishin duke transportuar drogën drejt kryeqytetit.
 

Sipas policisë 6 të arrestuarit po udhëtonin me 3 automjete dhe ndërsa kanë pikasur se ndiqeshin nga policia nga makina e cila ishte në pronësi të Olgert Mustës është qëlluar me armë drejt policisë.

Gjatë zhvillimit të operacionit të arrestuarit nuk i janë bindur thirrjes së policisë për tu dorëzuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit mes tyre dhe policisë është plagosur në këmbë Olgert Musta i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 

Sipas policisë droga kultivohej në Krujë me qëllim shitjen në Tiranë. Gjatë kontrollit policia ka bërë të mundur sekuestrimin e sasinë e drogës, 3 automjet si dhe 1 armë.
 

Ndërkohë ndaj 6 të arrestuarit rëndon akuza e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›