E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, arrestohet grabitësi i dokumenteve të censusit

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka vjedhur dokumentat e censusit. Lorenc Lumani është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka vjedhur kutitë me formularë të censusit në ambientet e godinës së komunës Piskovë të Përmetit.
 

Sipas policisë 29-vjeçari pasi ka hapur derën e jashtme të godinës ka shqyer derën e zyrës ku ndodheshin formularët e censusit ku ka marrë dy kuti për ti fshehur më pas në banesën e tij.
 

Policisë i janë dashur 15 orë për të zbardhur këtë ngjarje dhe për të vënë në pranga autorin. Në banesën e tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 2 kutitë me formularët e rregjistrimit të popullsisë dhe banesave. Sipas policisë në njërën prej kutive mungonin dy formularë të cilat 29 vjeçari i kishte fshehur në një vend tjetër për t`i përdorur për qëllime shantazhi ndaj atyre që e kishin pushuar nga puna.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›