E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata liron gardistin Ahmetcenaj

Ndryshe nga kerkesa e prokurorise, gjykata e Tiranes vendosi paraditen e se shtunes, masen e sigurise “detyrim paraqitje”, per komandantin e larte te gardes se republikes, Alfred Ahmetcenaj. Ai u arrestua dy dite me pare me urdher te prokurorise, pasi dyshohet se ka dhene urdher per perdorimin e armeve te zjarrit gjate zhvillimit te protestes se opozites ne 21 janar, kur demostruesit sulmuan kryeministrine.

Ndryshe nga vartesi i tij, Agim Llupo, i cili po qendron ne burg, gjykata vendosi nje mase sigurie me te ulet per ahmetcenaj, ndersa ne oret e vona te 11 shkurtit, me urdher te organit te akuzes, u arrestuan edhe 4 gardiste te tjere. Policia konfirmoi se ato jane Sadik Celaj, Agron Malaj, Mark Nikolli, Gazmend Ahmetaj.

Prokuroria pak dite pas ngjarjes, leshoi 6 urdher ndalime per 6 gardistet, pasi dyshohen si pergjegjesit kryesore per ngjarjen qe u mori jeten 4 demostruesve te opozites.

Denada Shkodrani

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 12 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›