Vrasje ne Qytet Studenti. Ndalohen dy persona

Një i ri është vrarë në orët e para të së shtunës në zonën e Qytetit Studenti në Tiranë. Policia ka njoftuar se 26 vjeçari Alfred Musabelliu ka humbur jetën nga plagët që i janë shkaktuar nga një armë zjarri. Deri më tani policia ka ndaluar dy persona dhe po kërkon një të tretë mësohet se Alfred Musabelli ka vdekur në banesën e Albi Velajt që është ndaluar nga policia. Së bashku më të është ndaluar dhe Donald Ymeri. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por dyshohet se një grindje e momentit ka shkaktuar konfliktin mes të rinjve.