Hapet ne maj Levan-Vlore

Në fillim të muajit maj do të vihet në përdorim për udhëtarët segmenti i autostrades Levan-Vlore me nje gjatesi prej 24 km. Faza e tretë e punimeve është në përfundimin e saj dhe pritet që distanca nga Fieri në Vlorë të shkurtohet me 9 km. Parametrat e kësaj rruge janë mjaft të larta ku janë ndërtuar edhe disa vepra gjigande si ura e Ferrasit 365 metra e gjatë dhe ajo mbi lumin Vjose 130 metër . Për ta vënë në funksionim këtë rrugë po punohet 24 orë.
“Ka pasur një periudhë ku ka pasur shumë shira dhe dalje të Vjosës, por kemi disa ditë që koha është hapur dhe në po punojnë non- stop 24 orë. Po punojmë me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Gjithë kompanitë nënkontraktore janë në punë e sipër. Po punojnë deri vonë që Brenda muajit maj të happen dy kalimet e kësj rrugë” thotë Perparim Gropa.
Pritet që shumë shpejt qeveria shqiptare të fillojë zbatimin e pjesës së mbetur të autostrades që lidh bypass-in Fier-Levan, duke përfunduar kështu segmentin jugor të autostradës në zonën bregdetare të vendit.
Aleksandër Nushi