Tiranë, konferencë, "Karta e Adriatikut, Integrimi euroatlantik"

Organizohet në Hotel Tirana International konferenca dy ditore "Karta e Adriatikut, Integrimi euroatlantik dhe Sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor", organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me pjesëmarrjen e delegacioneve të Parlamenteve të Shqipërisë, Bosnjës, Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Në çelje të kësaj konference pritet të marrin pjesë edhe autoritetet më të larta të vendit, Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, David Hobs, titullarë të përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë, etj.