Anëtarësimi në NATO, Topalli: Shqipëria në anën e drejtë të historisë

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh në konferencën e zhvilluar në Tiranë me temë "Karta e Adriatikut, Integrimi euroatlantik dhe Sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor" se Shqipëria më pak se dy muaj do të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO. Sipas Topallit anëtarësimi i Shqipërisë në NATO po e vendos atë në anën e drejtë të historisë. Marrja e ftesës për t'u anëtarësuar në NATO është besimi që i dhanë Shqipërisë për t'u bërë aktore në sfidat dhe detyrat që e presin në realizimin e projekteve u shpreh Topalli.