E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, konflikt në familje, nëna plagos me thikë djalin e saj

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Domje të Tiranës. Nëna ka plagosur me thikë djalin e saj në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve I plagosur ka mbetur shtetasi Ramazan Loka i cili është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende arsyet të cilat e kanë çuar nënën të qëllojë me thikë djalin e saj por dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje.

Menjëherë në vendngjarja kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë ndaluar nënën e të plagosurit si dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›