E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, krim në familje, gruaja qëllon për vdekje burrin

Mbrëmjen e së dielës në afërsi të Xhamisë në Qëndër Krrabë, në banesën e saj, shtetasia Nazmije Beqir Visha, 18 vjeç, ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesin e saj, shtetasin Fiqiri Zyber Muça, 45 vjeç banues në Shijak Durrës.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbime të Komisariatit të Policisë Nr.1, Oficerë të Hetimit të Krimeve të Rënda dhe Ekspertë Kriminalistë, të cilët bënë të mundur sigurimin e dëshmive, mbledhjen dhe administrimin e provave.

Për hetimin e kësaj ngjarje, u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor, të cilët po kryejnë proçedurat e marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore e proceduriale.

Grupi hetimor, pas verifikimeve të kryera doli në konkluzionin se, autoria e dyshuar e këtij krimi është 18 vjecarja Nazmije Visha e cila pas një konflikti të castit ka qëlluar me armë zjarri automatike 45 vjecarin Fiqiri Visha, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndaj saj, u mor masa e menjëhershme e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të vrasjes, ndërkohë që materialet proceduriale, i kaluan për referim dhe ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane për veprën penale të vrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›