E Diel, 1 Nëntor 2026

Armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 të rinj në kryeqytet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas për armëmbajtje pa leje. Shtetasit Bledar Prenga, 20 vjec, lindur ne Puke dhe banues ne Tiranë dhe Evis Çitozi, 26 vjec, lindur ne Burrel dhe banues në Tiranë, u arrestuan në flagrancë nga blutë e Komisariatit të Policisë Nr.3, pasi të dielën pasdite, teksa qarkullonin me motorrin e tyre jane ndaluar nga postoblloku i policise, ku jane kapur ne flagrance me 1 armë zjarri pistolete e markes "TT", 2 karikatore pistolete te markes "TT", me 28 copë fishekë pistolete.
 

Ndërkohë gjate kontrollit të baneses se shtetasit Bledar Prenga u gjetën 1080 fisheke model 56, kaliber 7.62, te cilat u sekuestruan ne cilesine e proves materiale, se bashku me motorrin që leviznin dhe tre telefona celularë.

Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›