Topi e Berisha vizite ne maternitet
Ashtu si cdo ditë të parë të Vitit të Ri, krerët e shtetit kanë bërë urimet e tyre me qytetarët e parë shqiptarë të sapolindur. Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe Zonja e parë Teuta Topi, ka bërë vizitën e parë simbolike në maternitetin Koço Glozheni në Tiranë ku ka takuar beben e parë djalë në kryeqytet dhe dy prindrit e tij. Kreu i shtetit uroi mbarësi për të gjithë shqiptarët dhe shprehu mirënjohjen për të gjitha stafet mjekësore që kanë shërbyer në parag të nderimit të viteve.
"Gëzuar për ju, që jeni në terren, në punë. Një vizitë simbolike për të parë ata që kanë ardhur në jetë pikërisht në momentet kur trokiti viti i ri. I urojmë jetë të gjatë. Pa dyshim është rasti për të përshëndetur të gjithë personelin mjekësor. Ka qenë një natë shumë e gëzuar dhe shumë e qetë për të gjithë shqiptarët. Kështu që, nga ky institucion në këto orë të para të vitit të ri, dëshiroj të përshëndes të gjithë shqiptarët të uroj një vit të lumtur plot shëndet, harmoni, paqe e begati", tha Bamir Topi, president i Republikës.
Ndërkohë fëmija e parë vajzë e lindur në Maternitetin "Nëna Geraldinë" në Tiranë ka mërë urimet e para nga Kryeministri i vendit Sali Berisha dhe bashkëshortia e tij Liri Berisha. Pasi janë interesuar për shëndetin e të porsalindurve, ata kanë uruar nënën e bebes dhe nëpërmjet saj të gjithë të lindurit e ditës së parë të vitit 2011.
"Një bukuroshe e vogël me të cilën Shqipëria do të krenohet dhe së bashku me lindjen i uruam shumë gëzime. Nuk ka mbarësi më të madhe në këtë botë se sa një cift i ri që nis vitin, minutat e para me një fëmijë. I pari fare ka lindur në Elbasan, do ta takoj kur të inauguroj tunelin. Mbarësi e madhe për Elbasanin, burrave dhe grave të këtij vendi i uroj një vit me shumë gëzime e shumë mbarësi", u shpreh kryeministri Sali Berisha. Urimet dhe vizitat e presidentit dhe kryeministrit për shqiptarët që lindin në hyrje të Vitit të Ri tashmë janë një traditë e përvitshme.
Aurela Papadhima