E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festimet ne te gjithe vendin mbi 40 te plagosur

Fishekzjarret dhe mjetet plasëse kanë shkaktuar më shumë se 40 të lënduar në të gjithë vendin gjatë ndërrimit të viteve. Në kryeqytet deri në të gdhirë të 1 janarit kanë shkuar për të marrë ndihmën spitalore 5 të rinj prej të cilëve rasti më i rëndë ka qenë ai i një 12 vjecari që ka marrë dëmtime serioze në sy e dorë.

Sipas mjekëve numri i të plagosurve këtë vit është më i ulët se një vit më parë. Por Tirana ka numër më të ulët plagosjesh edhe në krahasim me shumë qytete tjera të vendit. Korespondentët e ALSAT raportojnë se në Elbasan festimet e zgjatura deri afër mëngjesit kanë shkaktuar 16 të lenduar. Nga Korca raportohen 4 të lënduar lehtë, ndërsa në Berat ka patur  7 persona që kanë kërkuar ndihmën mjekësore për djegie të lehta nga shashkat e fishekzjarret.

Në qytetet jugore Fier e Vlorë burimet spitalore flasin për rreth 12 të lënduar prej të cilëve 10 janë nga qyteti i Fierit. Por ndërrimi i viteve ka rezultuar fatal per familjen Përlleshi ne fshatin Gojan të Pukës. Vëllai 12 vjecar ka vrarë aksidentalisht me armë zjarri vëllain e tij 13 vjecar gjatë festimeve që janë kthyer në mort.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›