E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antidroga e Tiranes 15 operacione ne 2 muaj e gjysme

Për dy muaj e gjysmë skuadra e antidrogës e Tiranës ka realizuar 15 operacione të suksesshme policore, për goditjen e grupeve të shpërndarjes të drogave të të gjitha llojeve në kryeqytet si dhe ka dokumentuar dhe goditur edhe një rast trafikimi mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Mbi gjysmë ton kanabis janë sekuestruar, ndërsa skuadra e antidrogës thyen tabunë e drogës së paprekshme kokainë, duke sekuestruar mbi dy kilogramë vetëm në një operacion.

Në rastin e operacionit “Eagle”, veprimet e antidrogës parandaluan një vrasje me pagesë, duke vënë në pranga pjesëtarët e grupit të drogës që kishin marrë përsipër realizimin e ekzekutimit kundrejt 15 mijë eurove.

Shpërndarja gjeografike e operacioneve të antidrogës në çdo cep të Tiranës ka bërë që të mos ketë më pika fikse të tregëtimit të lëndëve narkotike, të cilët konsideroheshin sit ë paprekshme dhe të panetrueshme nga policia.
Me anë të një plani masash angtidroga ka ngritur struktura të bashkëpunimit mes shkollave të kryeqytetit, komisariateve të policisë dhe qytetarëve për goditjen e fenomenit të shpërndarjes pranë për nxënësit dhe studentët ambjenteve arsimore.

Shefi i Antidrogës Oshafi e konsideron pozitiv faktin e rritjes me 70 përqind të informacioneve nga qytetarët për shpërndarjen e drogës në Tiranë, si shenjë e besimit që ka krijuar komuniteti për goditjen e personave të implikuar në trafiqe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›