E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon Kardinalin Elio Sgreccia

Kryeministri Berisha priti Kardinalin Elio Sgreccia, president Emeritus i Akademisë Papnore për Jetën. Zoti Berisha shprehu vlerësim të veçantë për mbështetjen nga ana e qeverisë shqiptare të veprimtarisë arsimore të Kishës Katolike në Shqipëri. Duke vlerësuar ndryshimet e bëra që nga vizita e Papa Gjon Palit II dhe evoluimin e shoqërisë shqiptare, ai u ndal në rolin e bioetikës si në zhvillimin e shkencave mjekësore dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Kryeministri Berisha shprehu mirënjohje dhe falënderime për angazhimin e kishës katolike dhe bashkëpunimin me të në çdo fushë të zhvillimit të vendit. Duke u ndalur në 100 vjetorin e pavarësisë, Kryeministri shprehu dëshirën e një vizite të ardhshme të Papa Benetiktit XVI në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›