Moody’s: Ekonomia shqiptare vijon të ketë nivelin e vlerësimit B1
TIRANE- Kompania prestigjioze e vlerësimit të profilit të riskut të letrave me vlerë të qeverive, Mood’s Investors Service (Moody’s) rikonfirmon vlerësim të njejtë për Shqipërinë.
Në raportin e saj më të fundit të vlerësimit periodik mbi Shqipërinë, të publikuar sot në faqen zyrtare ekonomia shqiptare vlerësohet B1. Ky tregues për ekspertët e “Moody’s” tregon një rrezik mesatar për ekonominë shqiptare.
“Ndërsa ekonomia e saj ka mbetur relativisht elastike gjatë krizës financiare globale të periudhës 2008-2009, rimëkëmbja ekonomike duhet ende që të marrë hov. Për më tepër, Shqipëria tani është një nivel të mesëm të të ardhurave të vendit dhe, si e tillë, përballet me një shtrëngim të të ardhurave më të larta”, shprehen ekspertët e Moody’s.
Në raport nënvizohet se borxhi i qeverisë shqiptare është i lartë për nivelin e zhvillimit që ka Shqipëria.
“Borxhi i qeverisë, për nivelin e përqindjes që zë kundrejt Prodhimit të Brendshëm Bruto, është i lartë për një vend me nivelin e zhvillimit që ka Shqipëria. Nga ana e saj, qeveria po synon të kufizojë buxhetin”, theksohet në raport.
Ndërsa sistemi bankar për “Moody’s” mbetet i tillë që është në gjendje të mbajë në nivel të moderuar rreziqet financiare.
Nivelet kryesore të vlerësimit të kreditimit janë: Aaa, Aa, A, Baa, Ba (B1 nivel me të cilin vlerësohet Shqipëri), B dhe Caa.
(ma.ar/BalkanWeb)