Tiranë, mbyllen tre ambalazhues uji
Inspektorët e autoritetit kombëtar të ushqimit kanë mbyllur përkohësisht tre subjekte të ambalazhimit dhe tregtimit të ujit të pijshëm me bidona 6 litra. Kjo masë është ndërmarrë pas disa inspektimeve në këto subjekte të cilave u janë lënë detyra për të përmirësuar situatën.
"Nga inspektimi që kemi bërë aktualisht një pjesë e masave janë respektuar, një pjesë tjetër nuk janë respektuar. Ne vazhdojmë të kemi një afat për respektimin e masave të tjera, më të shkurtër se afati i parë në mënyrë që të zbatohen. Subjektet e tjera i kemi bllokuar per arsyen e thjeshtë sepse përgjithësisht nuk kanë njohuri të nevojshme në trajnimin e personelit dhe njëkohësisht nuk kanë marr masat e nevojshme per sa i perket praktikave higjenike", tha Rezart Thupi, drejtor i riskut në AKU.
Në Tiranë ka me dhjetëra subjekte që tregtojnë ujin e pijshëm me bidona 6 litërsh dhe shumica e tyre punojnë krejt jashtë standarteve. Kjo vec prishjes së tregut dhe konkurencës është edhe një rrezik për konsumatorët e këtij produkti, shitjet e të cilit në verë rriten ndjeshëm.
Adi Darsi < I mëparshmi