E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, tritol banesës së kandidatit të PS-së

Shpërthim tritoli në banesen e kandidatit të Partisë Socialiste në njësinë bashkiake numër 7 në kryeqytet Erjon Koka.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm pranë shkollës 9-vjeçare  “Naim Frashëri” tek 21 dhjetori ku një sasi eksplozivi ka shpërthyer në banesën e kandidatit të PS-së.

Mësohet se Erjon Koka ndodhej në shtëpi së bashku me prindërit në momentin e shpërthimit por fatmirësisht nuk ka të lënduar por është dëmtuar vetëm dera e banesës.
 

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›