E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, ndërron jetë kryetari i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi

TIRANE- Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjecare, në orët e para të mëngjesit të sotëm kryetari i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Hysni Milloshi.

Milloshi ishte i shtruar në spitalin e Sanatoriumit, pasi vuante nga sëmundja e mushkërive, Fibroza Polmonare.

Së fundi në zgjedhjet e 8 majit 2011, Hysni Milloshi kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës përballë Edi Ramës dhe Lulzim Bashës dhe mori 1400 vota.

JETA DHE VEPRIMTARIA
Milloshi ka lindur në Berat në 8 nëntor 1941. ishte themeluesi dhe sekretari i parë i Partisë Komuniste të Shqipërisë, pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë. 

Gjatë regjimit komunist, Milloshi ishte anëtar i Partisë së Punës. Shkrimtari disi i panjohur për kohën themeloi më 12 shkurt 1991, në Berat Bashkimin e Aktivistëve Vullnetarë “Enver Hoxha", një organizatë besnike ndaj parimeve komuniste.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›