E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, ndotet uji i pijshem

Specialistet e Shendetit Publik pasi kane kryer analizat e ujit ne 32 pika ne kryeqytet kane kerkuar qe banoret e zones se Yzberisht dhe Mezesit mos ta perdorin ujin e pijshem, pasi ai ka rezultuar i ndotur, me permbajtje te larte bakteriale.

“Jane disa pika qe kane pasur ndotje. Ky problem duhet pare pasi zona e Kasharit dhe e Mezesit nuk garanton pasterti. Shkak jane ndertimet e shumta qe kane ndotur ujin, i cili nese do te perdoret duhet te perdoret i zjere”, deklaron drejtori i ASHR, Mhill Gecaj.

Drejtori i Agjencise Shendetesore Rajonale tha se rrjeti tejet i amortizuar i ujesjelles-kanalizimeve ben qe sa here ka rreshje shiu te kemi probleme ne zonen e Komunes se Parisit, ne ate te rruges se Elbasanit dhe prane unazes se re.

Per te shmangur problemet shendetesore nga uji i pijshem, specialistet hedhin ne rrjet sasine maksimale te klorit te lejuar nga Organizata Boterore e Shendetesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›