E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasje per Kaukazin ne Tirane

Ministeriali i Organizates se Bashkepunimit Ekonomik te Detit te Zi, qe kishte nisur si nje takim formal plot fraza vullnetmira, perfundoi ne nje impas ne lidhje me hartimin e deklarates perfundimtare.

“Per motive te mos renies dakord mbi nje paragon qe s’kishte te bente me vendimet konkrete, por me nje ceshtje jo konkrete qe diskutohet prej 16 vjetesh, ajo e zgjidhjes se konflikteve”, eshte shprehur ministri i Jashtem Lulzim Basha.

Burime prane sekretariatit sqaruan se konflikti ne fjale eshte ai i rajonit te Karabakut, qe reklamojne si Azerbajxhani dhe Armenia. Ne kushtet e kokefortesise se perfaqesuesve te ketyre dy vendeve, Presidenca shqiptare hoqi dore nga miratimi i deklarates perfundimtare.

Dhe sic ndodh rendom ne praktiken diplomatike ne raste te tilla, miratoi vete deklaraten e Presidences. Duke aluduar, kesaj here hapur per konfliktin Rusi-Gjeorgji, gjate paradites kryeministri shqiptar kishte leshuar nje paralajmerim.

“Ky rajon s’mund te injorohet se trashegon sherre jo te pakta nga e kaluara, qe sic e provuan ngjarjet e gushtit, mund te krijojne probleme te medha”, ka paralajmeruar Berisha.

Per kryeminstrin, fryma e bashkepunimit ekonomik do te beje te mundur nje zgjidhje te drejte e paqesore te problemeve te trasheguara.

Nje filozofi e trasheguar nga historia e ndertimit europian, qe ne perfundim te mbledhjes coi ne arritjen e dy marreveshjeve konkrete, per liberalizimin e vizave mes shofereve te kamioneve dhe biznesmeneve te vendeve anetare.

I krijuar me 1992 nga Samiti i Stambollit si nje nisme ekonomike, sot bashkepunimi ekonomik i Detit te Zi eshte nje organizate teper heterogjene me 12 anetare. Palet rane dakord te takohen per te disktuar ne lidhje me masat te mundshme per t'i bere balle krizes ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›